Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Amnistia fiskale, Bozdo: Një mundësi e artë për pastrimin ligjor të parave
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka folur lidhur me faljen fiskale. Bozdo tha se kjo është një amnisti fiskale e pakontrolluar, ndërsa theksoi se nëse ky mekanizëm lejohet të funksionojë siç thotë qeveria, i hapet rrugë pastrimit të parave. Ai tha se një nga amendimet e PD-së për këtë është përjashtimi i kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit nga ky projektligj. Sipas tij, amendimet e tjera përfshijnë, dyfishimin e normës së tatimfitimit për sektorët e tjerë, rritjen e transparencës për bizneset që përfitojnë, lehtësimin e procedurave për fermerët dhe uljen e normës së rivlerësimit të pasurive për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Gjithashtu Bozdo ka treguar dhe amendimet për projektligjin për faljen...