Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Takimi 7 orë në Kryeministri pas masës së GJKKO, Berisha: Ja çfarë i tha Lubi Balluku në sy Ramës, Ulsiu u mek
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajti gënjeshtër pretendimin e kryeministrit Edi Rama se ishte shkelur ligji dhe Kushtetuta me pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur për tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe, për shkelje të barazisë në tenderë. Sipas kreut të selisë blu, Rama gjeti një pretendim se nuk e linte ligji që të shkarkonte zëvendësen e tij, teksa iu kthye edhe historisë së takimit që zgjati 7 orë në Kryeministri pas masës së GJKKO-së ndaj Ballukut me kërkesë të SPAK. Ai deklaroi se ndërsa Rama nuk e shkarkoi Ballukun, thirri në zyrë si ndërmjetës edhe ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja dhe aty ka pasur debate mes deputetit dhe ministres, ku kjo e fundit...