Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
SPAK gati fletë-arrestet për fondet e OLAF të BE!
Burime të besueshme tregojnë se po përgatiten fletë-arreste për emra të rëndësishëm që kanë firmosur e dirigjuar fondet e BE për bujqësinë, të cilat po hetohen nga dy prokurore të SPAK. Mësohet se dy prokuroret kanë bërë një hetim të plotë e përfekt ligjor, aqsa nuk mund ti kundërshtojë asnjë avokat në gjyqin e pritshëm. Një hetim i zyrës së BE-së kundër mashtrimit, zbuloi “keqpërdorim serioz të fondeve të paraanëtarësimit të BE-së për bujqësinë” në Shqipëri dhe rekomandoi bllokimin e paketës 112 milionë euro për programin pasardhës të ndihmës. Kështu shkruante gazetari i njohur i BIRN, Gjergj Erebara. Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, pati njoftuar zyrtarisht se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove fonde të BE-së në ndihmë të bujqësisë shqiptare dhe...