Kongresmeni amerikan Keith Self kërkon rishikimin e reformës në drejtësi në Shqipëri

Kongresmeni amerikan Keith Self kërkon rishikimin e reformës në drejtësi në Shqipëri

Kongresmeni i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Keith Self, ka kërkuar që të rishikohet funksionimi i reformës në drejtësi në Shqipëri, duke vënë në dukje se pas një dekade implementimi, rezultatet nuk janë ato që priteshin. Deklarata erdhi gjatë një seance të Komitetit për Politikë të Jashtme, ku Self ngriti shqetësime serioze për vonesat në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe rritjen dramatike të çështjeve të prapambetura. “200 mijë çështje të mbetura pezull – qytetarët presin deri në 15 vjet” Duke iu referuar të dhënave të paraqitura gjatë diskutimit, kongresmeni Self theksoi se numri i çështjeve të mbetura pezull në gjykata është rritur nga rreth 16 mijë në fillim të reformës, në rreth 200 mijë sot, një situatë që ai e quajti alarmante. “Pas 10 viteve...