Grupim i ri brenda PD? Lubonja: Me rrugën e fortë do të dështojnë përballë Berishës

Grupim i ri brenda PD? Lubonja: Me rrugën e fortë do të dështojnë përballë Berishës

Analisti Fatos Lubonja komentoi takimin informal të disa prej eksponentëve të Partisë Demokratike që rezultuan ndër më të votuarit në primare dhe në listat e hapura të zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, ky takim nuk përbën një lëvizje të strukturuar brenda partisë, por pasqyron një shqetësim të brendshëm të një grupi demokratësh që nuk po arrijnë të artikulojnë hapur mendimet e tyre.“Nuk është lëvizje brenda partisë,” u shpreh Lubonja. “Ka një shqetësim të një grupi brenda PD, të cilët nuk janë aq transparentë. Nuk i thonë të gjitha ato që mendojnë, edhe për arsye politike. Ata i sillen vërdallë problemit, por nuk vendosin dot gishtin mbi i.”Sipas tij, në bazën e gjërë demokratike dhe në shoqëri qarkullon një bindje e thjeshtë: opozita nuk mund...