Foltorja e Salianjit në Durrës, Berisha: Takime për qëllime private, mbetet për t’u parë se në interes të kujt zhvillohet

Foltorja e Salianjit në Durrës, Berisha: Takime për qëllime private, mbetet për t’u parë se në interes të kujt zhvillohet

Në konferencën e sotme për mediat, Sali Berisha u pyet për foltoren e Ervin Salianjit që do të nisë nga sot pasdite në qytetin e Durrësit. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares, kreu i PD-së e cilësoi takimin si private, dhe që nuk kanë lidhje dhe ndikim brenda partisë. “Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve është strikt, provat dhe pa asnjë lidhje me PD. PD është parti me statut, institucione e forume ka edhe do të ketë debatin, që do të jetë i hapur për cildindo anëtar e drejtues. Kushdo person tjetër për qëllime private, persnale, organizon takime i ka totalisht në interes të vetin dhe pa asnjë lidhje me partinë.”, tha Berisha....