FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF

FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 2250 franga për hedhjen e sendeve në ndeshjen me Anglinë. FSHF ka publikuar një reagim ku shprehet se “çdo episod i izoluar cenon përpjekjen tonë të përbashkët për t’u renditur mes më të mirëve, jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumeve”. Reagimi i FSHF-së: “FSHF njofton se Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vendosur një gjobë prej 2250 frangash zvicerane në lidhje me ndeshjen Shqipëri – Angli, si pasojë e hedhjes së sendeve nga disa tifozë. Edhe pse kjo gjobë është më e vogël në krahasim me sanksionet e rënda të disa ndeshjeve të mëparshme, ajo mbetet një penalizim për Federatën, për tifozët, për lojtarët dhe për gjithçka që përfaqëson futbolli ynë. Objektivi ynë është i...