Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Grupi i të korruptuarve”/ Paloka: Marrëdhënia e Ramës me ndërkombëtarët është e blerë
Deputeti demokrat, Edi Paloka ka komentuar arrestimin e ish-përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Federica Mogherini, e njohur ndryshe edhe si mikesha e Edi Ramës e cila akuzohet për mashtrim dhe korrupsion. Paloka thotë se mardhënia e ngushtë e Ramës, me zyrtarët e korruptuar sipas tij nuk është e sinqertë por e blerë, ndërsa thekson se kjo relatë i kushton shtrenjtë popullit shqiptar, pasi çdo deklaratë mbështetëse nga një zyrtar i korruptuar i huaj përkthehet në më shumë pushtet abuziv për Ramën dhe më shumë vjedhje fondesh brenda vendit. Sipas tij, kryeministri ka ndërtuar një grup të përbërë vetëm nga “të korruptuarit” dhe individë me lidhje direkte me George Soros, të cilët funksionojnë përmes “skemës së korruptimit”. “Çdo shtrëngim i këtyre...