Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Infektimi nga HIV/AIDS, mjekja: Më të rrezikuar meshkujt në marrëdhënie homoseksuale
1 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të HIV/AIDS duke vënë në vëmendje një nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe kujdesin që duhet të tregojmë. Njëkohësisht na ndërgjegjëson për pacientët e HIV/AIDS për të zbutur stigmën rreth tyre pasi falë terapive, ata mund të jetojnë normalisht dhe cilësisht, njësoj si të tjerët. Mjekja infeksioniste Valbona Gashi thotë në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se në diagnostikim ndikon edhe ndërgjegjësimi e informimi i popullsisë. Grupmosha 20-45 vjeç që është edhe më seksualisht aktive, është më e vëmendshme ndaj kontrollit mjekësor. Infeksionistja shpjegon se analiza duhet bërë të paktën një herë, sidomos nga grupet më të rrezikuara që përfshihen kryesisht meshkujt në marrëdhënie homoseksuale. Valbona Gashi: Një kontroll rutinë, pse jo? Një herë në jetë pse mos ta...