Celibashi: Brenda dhjetorit duhet ligj i ri për financimin e partive politike

Celibashi: Brenda dhjetorit duhet ligj i ri për financimin e partive politike

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot, 3 dhjetor 2025, se brenda këtij muaji, duhet miratuar një ligj i ri, që duhet të adresojë ndryshe çështjen e financimit periodik të partive politike. Ai bëri të ditura propozimet konkrete të KQZ-së. “Kemi nevojë për rregulla të përmirësuara në lidhje me financimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore. Një ligj që të na garantojnë qartësi se kush financon kë si dhe sa, auditim të plotë dhe eficencë të institucioneve mbikëqyrëse dhe kontrolluese të financimit”, tha Celibashi. Sipas kryekomisionerit, raportet vjetore të KQZ-së tregojnë nivel të ulët të raportimit financiar të partive. “Kontrolli vjetor duhet bërë vetëm te partitë që kanë një aktivitet fiananciar real dhe të përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit. Kështu do eliminohej auditimi...