Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Trump bllokoi pezulloi aplikimet për viza pas të shtënave ndaj Gardës Kombëtare, Shtëpia e Bardhë publikon listën e 19 shteteve që nuk lejohen në SHBA
Administrata Trump ka pezulluar të gjitha aplikimet për imigracionin nga 19 vende që u konsideruan me rrezik të lartë ditë pas të shtënave vdekjeprurëse në Uashington, D.C., nga një shtetas afgan, njoftoi të martën Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. Pezullimi vlen për njerëzit nga 12 vendet, qytetarët e të cilëve janë ndaluar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara që nga qershori, si dhe për qytetarët e shtatë vendeve të tjera që më parë ishin subjekt i kufizimeve të vizave, sipas një dokumenti nga zyrtarët e imigracionit të parë nga AFP. Aplikimet për karta jeshile nga shtetasit e këtyre vendeve, si dhe aplikimet për natyralizim, janë pezulluar. Lista përfshin disa nga vendet më të varfra dhe më të paqëndrueshme në botë. Qershorin e kaluar, Donald...