Gabimi i fundit i Pablo Escobarit dhe vdekja e vetmuar e “Mbretit të Kokainës”!

Gabimi i fundit i Pablo Escobarit dhe vdekja e vetmuar e “Mbretit të Kokainës”!

pablo escobar KOLUMBI- Ishte pasdite e hershme në mes të verës. Ajri ishte i thatë dhe i ngrohtë, dhe qielli mbi Kolumbi ishte i kthjellët ndërsa bosi famëkeq i kartelit dhe narkoterroristi Pablo Escobar e mori telefonin për të telefonuar të birin. Ishte 2 dhjetori i vitit 1993 dhe gjatë 12 muajve të fundit, Escobar ishte bërë gjithnjë e më i izoluar ndërsa perandoria e tij e kokainës filloi të shkërmoqej. Ai jetonte në një shtëpi të sigurt në Los Olivos, një periferi të Medellín jo shumë larg vendit ku ishte rritur, të cilën e kishte marrë me qira me një emër të rremë. Shtëpia dykatëshe në rresht ishte e papërshkrueshme. I gjithë qëllimi ishte të shmangej vëmendja. Çatia e saj me tjegulla të kuqe dhe...