Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Manastirliu uzurpon postin e Erion Veliajt, ja si deputetja e PS po drejton “de facto” Bashkinë e Tiranës, si po…
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu po shfaqet çdo ditë e më shumë si drejtuesja “de facto” e Tiranës, duke marrë pjesë dhe duke udhëhequr pothuajse çdo takim publik me banorët e kryeqytetit, nga Lapraka në Kombinati, nga Kashari në Astir dhe lagje të tjera të kryqytetit. Në takimet e fundit, ajo ka folur dhe ka drejtuar diskutimet për buxhetin e Bashkisë së Tiranës sikur të ishte kryebashkiake e zgjedhur, ndërsa përfaqësuesit zyrtarë të bashkisë qëndronin në sfond. Mbështetja e hapur e kryeministrit Edi Rama e ka konsoliduar edhe më shumë perceptimin se Manastirliu po merr kontrollin politik të kryeqytetit në një moment vakumi institucional. Ekspertët paralajmërojnë se ky rol publik shkel kufijtë e autonomisë vendore dhe përbën një “uzurpim” të funksioneve të bashkisë, ndërsa Tirana ka...