Prej disa orësh në ndjekje, arrestohet personi që shkrepi armën ndaj biznesmenit Hyka

Prej disa orësh në ndjekje, arrestohet personi që shkrepi armën ndaj biznesmenit Hyka

Policia ka vënë në pranga dje një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit Edmond Hyka (Mehalla), ngjarje që tronditi Elbasanin pak ditë më parë. Arrestimi është kryer në Prrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e shtetasit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kapja e Spahos është rezultat i disa orësh ndjekjeje dhe verifikimesh të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Arrestimi i tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivin e vrasjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve. Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe...