Kapet në “aksion” hajduti i makinave, ua shiste personave me precedent kriminal (EMRI)

Kapet në “aksion” hajduti i makinave, ua shiste personave me precedent kriminal (EMRI)

pamje nga policia DURRËS- Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për vjedhje automjetesh në Durrës dhe Dibër. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se 21-vjeçari Klajdi Lleshi vidhte automjete dhe i shiste te personat me precedent kriminal për të kryer krime. Gjatë kontrollit, u sekuestruan 4 makina të vjedhura të markave Benz, Toyota, Volkswagen dhe Ford Focus. Njoftim: Durrës/ Vijojnë operacionet për zbardhjen e vjedhjeve të automjeteve të ndodhura më parë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Markat”. Vidhte automjete në lagje të ndryshme të Durrësit dhe në qarkun e Dibrës, me qëllim shitjen e tyre te personat me precedent kriminal për të kryer krime ndaj jetës dhe personit; kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari, i shpallur në kërkim...