“Rikthim në socializëm”/ Bie biznesi, për herë të parë në 30 vjet, shteti po mban në këmbë ekonominë

“Rikthim në socializëm”/ Bie biznesi, për herë të parë në 30 vjet, shteti po mban në këmbë ekonominë

Ndonëse në vitin 2024, ekonomia shqiptare ka ruajtur rritjen rreth 4%, në të njëjtat nivele me vitet e mëparshme, nëse shihen të detajuar kontribuuesit në këtë ecuri, realiteti është zhgënjyes. Në vend që të mbështetet te prodhimi, ndërtimi, tregtia dhe shërbimet apo industria, ajo është mbajtur kryesisht nga efekti fiskal i taksave neto dhe shpenzimet publike për pagat e administratës, duke theksuar një model të rritjes së nxitur nga konsumi dhe politika buxhetore, jo nga baza reale prodhuese. Për herë të parë në historinë e post-tranzicionit, shteti ka qenë kontribuuesi më i madh i ekonomisë në vitin 2024, duke sjellë më shumë se gjysmën e rritjes. Ironikisht, fakti që shteti po mban mbi shpinë më shumë se gjysmën e rritjes ekonomike na rikthen në kujtimet...