Turi i “Foltores”!  Berisha tregon skemën ‘me kërkesën’ për Salianjin: Jo gjueti shtrigash në parti, i ftoj të gjithë në analizë

Turi i “Foltores”! Berisha tregon skemën ‘me kërkesën’ për Salianjin: Jo gjueti shtrigash në parti, i ftoj të gjithë në analizë

Sali Berisha LEZHË-Ashtu si dhe ishte njoftuar Partia Demokratike ka zgjeruar protestën me 'Foltore' jo vetëm para Kryeministrisë. Turi u hap sot nga kreu i PD, Sali Berisha i cili zhvilloi një bashkëbisedim të hapur dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët e njesisë nr.9.  Edhe pse synimi kryesor është beteja kundër qeverisë dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, Berisha foli për herë të parë edhe për një analizë të brendshme brenda Partisë Demokratike post-zgjedhje. Konkretisht Berisha njoftoi nisjen e një analize të thelluar brenda partisë, ku çdo seksion do të vlerësohet për punën në zgjedhje, si dhe bëri thirrje për debat të hapur, dhe jo “gjueti shtrigash”. Sipas Berishës, PD do të rishikojë strukturat, listat e anëtarësisë dhe të përgatitet për fazën e ardhshme të betejës politike. ...