Asnjë përparim në 5 orë bisedime Putin-Witkoff për Ukrainën, pa marrëveshje për territoret

Asnjë përparim në 5 orë bisedime Putin-Witkoff për Ukrainën, pa marrëveshje për territoret

Asnjë përparim nuk erdhi nga samiti i Kremlinit midis Vladimir Putinit, Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Mbi pesë orë bisedime, në fund të të cilave këshilltari i Putinit, Yuri Ushakov njoftoi se “nuk u gjet asnjë kompromis” me Shtetet e Bashkuara për një nga çështjet kryesore të negociatave: territoret e diskutuara me Kievin. Sipas Kremlinit diskutimet ishin të dobishme dhe konstruktive, por “Rusia ra dakord vetëm për një pjesë të planit amerikan. Ndërsa disa gjëra kritikohen dhe për këtë arsye ka ende shumë punë për t’u bërë. Negociatat do të vazhdojnë me Witkoff dhe Kushner”, shtoi ai, shkruan A2 CNN. Putin e kishte bërë të qartë qëndrimin e tij përpara se të priste të dërguarit  e Trump, duke deklaruar se Rusia i hedh poshtë si...