Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Moti për sot me vranësira të dendura dhe reshje shiu, në Alpe do ketë prezencë bore
Ditën e sotme (3 dhjetor) vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Sipas SHMU-së, do të ketë prezencë reshjesh shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Në Alpe dhe në male në verilindje, do të ketë reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati lindjes me shpejtësi mesatare 8m/sek, e cila në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 18m/sek. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.