Bido kërkon “traun” në doganë për importet sezonale: Fermerëve u kërkohet mandarina me 40 lekë, në treg shitet 100

Bido kërkon “traun” në doganë për importet sezonale: Fermerëve u kërkohet mandarina me 40 lekë, në treg shitet 100

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka denoncuar atë që e cilëson si një fushatë të padrejtë dhe të orkestruar mediatike ndaj prodhuesve të mandarinave në zonën e Konispolit. Në një deklaratë publike nga parlamenti, Bido hodhi poshtë me forcë zërat se prodhimi vendas është i kontaminuar me pesticide, duke e konsideruar këtë një manovër të pastër spekulative nga tregtarët e mëdhenj. Lufta e çmimeve dhe importi Sipas deputetit socialist, pas lajmeve për pesticide fshihen interesat e grosistëve që synojnë të favorizojnë importin në dëm të fermerit shqiptar. “Është një sulm që vjen prej grosistëve që duan të sjellin mandarina të importuara. Në asnjë rast nuk ka asnjë analizë që nxjerr mandarinat e Konispolit me pesticide,” deklaroi Bido. Ai solli në vëmendje diferencën abuzive në çmimet e...