Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Do të skuqemi të gjithë”, Vangjeli paralajmëron: Dosja e Veliajt po bëhet gati për në Strasburg
Analisti Lorenc Vangjeli ka lëshuar një paralajmërim lidhur me ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, duke parashikuar se beteja reale nuk do të mbyllet në gjykatat shqiptare, por në Strasburg. Gjatë diskutimit në emisionin “Trialog”, Vangjeli argumentoi se kërkesat e vazhdueshme të Veliajt për t’u njohur me aktet dhe refuzimet që po merrte, po ndërtojnë bazën e një dosjeje të fortë për Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. “Proces i helmuar” Sipas Vangjelit, çështja nuk duhet parë vetëm te fajësia apo pafajësia e momentit, por te standardi i procesit të rregullt ligjor. “Ky proces ka nisur i helmuar që në fillim. Po flas për procedurat, jo për akuzat,” deklaroi ai, duke shtuar se ka pasur shkelje thelbësore që cenojnë integritetin e procesit. Ai...