‘Kemi një degjenerim total në të gjitha nivelet’, Dervishi: Policët tradhëtojnë njëri-tjetrin, shesin informacionet

‘Kemi një degjenerim total në të gjitha nivelet’, Dervishi: Policët tradhëtojnë njëri-tjetrin, shesin informacionet

Gazetari Ferdinand Dervishi, duke analizuar rritjen e akteve të rënda kriminale dhe mosreagimin e Policisë së Shtetit, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se trupa policore është e degjeneruar dhe uniformat nuk kanë besim të njëri-tjetri, sepse e kanë kthyer në biznes luftën ndaj krimit. Pjesë nga biseda Ferdinand Dervishi: Mungon puna operative që dikur bënte policia kriminale, infiltrimi, e të tjera, që sot janë të gjitha zero. Grumbullimi i informacionit, e di pse? Sepse ata nuk besojnë te njëri-tjetri, sepse polici i parë, kolegu i vet apo shefi i vet do të marrë vesh që ky po shkonte një tek element kriminal dhe ka siguruar prova, do ta shesë, do të shkojë tek elementi kriminal, do t'i marrë lekët. Pra unë...