Netanyahu përsëri në Shtëpinë e Bardhë, Trump fton kryeministrin izraelit për bisedime të mëtejshme

Netanyahu përsëri në Shtëpinë e Bardhë, Trump fton kryeministrin izraelit për bisedime të mëtejshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ftuar Benjamin Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë në “të ardhmen e afërt”, tha zyra e kryeministrit menjëherë pasi Trump tha se Izraeli duhet të mbajë një dialog të fortë dhe të vërtetë me Sirinë. Sipas ‘Reuters’, një vizitë në Shtëpinë e Bardhë do të shënonte të pestin takim mes kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, që nga rikthimi i këtij të fundit në detyrë në janar. Të dy udhëheqësit kanë theksuar marrëdhënie të ngushta, megjithëse burime amerikane dhe izraelite kanë raportuar se Trump herë pas here ka shprehur zhgënjim ndaj Netanyahut. Sipas Zyrës së Kryeministrit, takimi përfshiu diskutime mbi çarmatosjen e Hamasit dhe demilitarizimin e Gazës. Trump kishte njoftuar më parë, në shtator, një plan për...