Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Fajtorët kryesorë për urinë edhe pas një vakti
Ndjenja e urisë së vazhdueshme ndonjëherë ndodh edhe kur keni ngrënë së fundmi, dhe arsyet që qëndrojnë pas saj shpesh nuk lidhen me ushqimin. Ekspertët shpjegojnë se sinjalet e urisë mund të ndikohen nga hormonet , stresi, gjumi, ilaçet dhe aktiviteti fizik. Pikërisht për këtë arsye, nutricionistët dhe dietologët veçojnë disa nga shkaktarët më të zakonshëm që anashkalohen lehtë. Edhe pse shumë prej tyre duken të padëmshëm, ato mund të ndikojnë fuqishëm në oreks . Stresi Dietologët theksojnë se stresi mund të shkaktojë shpërthime të papritura urie dhe dëshirash për ushqime të caktuara. Toby Amidor, nutricionist dhe dietolog i regjistruar, shpjegon:“Një rritje e kortizolit mund të çojë në rritje të urisë dhe dëshirës për ushqime të caktuara”, thotë për EatingWell nutricionisti dhe dietologu Tobi Amidor. Dietologu Dustin Moore pajtohet...