Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
EMRI/ Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan – Shoqërohet një person i dyshuar, ka përdorur makinën…
Një person është shoqëruar nga Policia e Elbasanit, si i dyshuar në vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës të biznesmenit Mondi Mëhalla. Sipas informacioneve, mësohet se në polici është shoqëruar shtetasi Naldo Gjoni, që sipas uniformave blu, dyshimet ndaj tij janë ngritur pasi ka përdorur ditët e fundit makinën “Audi” që u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Personi është fiksuar në rrugën e Kombit duke bërë pagesën te trau. Policia po ushtron kontroll në shtëpinë e tij.