Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Përzgjedhje rastësore/ KQZ hedh shortin, 210 kuti në total
Këtë të hënë, në seancën publike të zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, u hodh shorti për përcaktimin në mënyrë rastësore të qendrave të votimit dhe kutive të votimit nga jashtë që do t’i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor. Nga përzgjedhja rezulton se do t’i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor 210 kuti votimi në total. “Verifikimi?paszgjedhor?kryhet në zbatim të nenit 167/2 të Kodit Zgjedhor dhe bëhet vetëm pasi të jetë shpallur rezultati përfundimtar, të jenë përmbyllur procedurat ankimore dhe zgjedhjet të kenë përfunduar. Procedura e shortit u zhvillua nga Administrata e KQZ-së në zbatim të Urdhrit nr. 153, datë 19.11.2025, “Për fillimin e procesit të verifikimit paszgjedhor për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”, si dhe të udhëzimit të Komisionerit nr. 15, datë 07.10.2021. Për verifikimin paszgjedhor...