Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Po ta kapësh puzellin-in nuk shkon në realitet”/ Reagon gazetari: Berisha të japë llogari pse i mashtroi demokratët
Edi Rama dhe Sali Berisha janë strumbullarët e klasës së vjetër së tranzicionit, tashmë në një degradim penal, moral dhe politik. Kjo është deklarata që gazetari Poli Hoxha bëri në një emision televiziv, ku shtoi se kreu i PD shumë mirë që del në protesta, por që në radhë të parë duhet të japë llogari përpara demokratëve për premtimet e pambajtura të Foltores së parë. “Edi Rama dhe Berisha janë strumbullarët e klasës së vjetër të tranzicionit. Është një lojë, është një teatër. Po ta kapësh puzellin-in nuk shkon në realitet. Këto elita janë në proces degradimi moral, politik dhe penal. Mediu, Ilir Meta janë para drejtësisë dhe nga ana tjetër po ashtu. Kur të bashkohen hetimet do ta nxjerrin një organizatë. Debati i madh...