Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Aksident në aksin Mbreshtan-Pashalli, kamionçina del nga rruga. Plagosen 4 persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Mbreshtan-Pashalli, ku një mjet tip xhip-kamionçinë me targë “AA 488 EK” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në një përrua. Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur “Rezervuari”. Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi Kastriot Çuka, 59 vjeç, si edhe tre pasagjerët që udhëtonin me të. Të plagosurit janë nxjerrë nga automjeti me ndihmën e forcave të policisë dhe më pas janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po marrin mjekimin e nevojshëm për shkak të plagëve të marra. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Sipas pamjeve filmike të siguruara nga vendngjarja, vihet re...