Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Ministri Demo: 40 bashki përzgjedhin zonat prioritare për Paketën e Maleve, në 2026 nisin investimet e para
Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo tha se gjatë 3- mujorit të parë të vitit 2026 do të kemi investimet e para në kuadër të “Paketës së maleve”. Në një intervistë për mediet ai informoi se kjo paketë do të zhvillohen në 8 bashkitë të cilave tashmë u janë miratuar zonat prioritare. “Tremujori i parë i 2026, do të jetë tremujori i cili do shohim le të themi dallëndyshet e para të rasteve të cilat do të jenë të gatshme vazhdojnë më pas me procedurat e marrjes së lejes së ndërtimit, për të vazhduar me procesin e marrjes së dokumentacionit të pronësisë. Ne kemi bashkinë Përmet, Skrapar, Elbasan, Belsh, Kukës, Shkodër, Shijak, Mat, që tashmë kanë të miratuara zonat prioritare. Përfundojmë me Vaun e Dejës,...