AZHBR abuzim me fondet për bujqësinë/ 2 milionë euro për fermerët në Malësinë e Madhe, tokat e mbjella ishin vetëm në letër

AZHBR abuzim me fondet për bujqësinë/ 2 milionë euro për fermerët në Malësinë e Madhe, tokat e mbjella ishin vetëm në letër

Në vitin 2024, Ministria e Bujqësisë pas shumë vitesh mbështeti sërish fermerët e bimëve aromatike medicinale, jo vetëm për naftën, por edhe për sipërfaqen e kultivuar. Kësaj thirrje gjithsej iu përgjigjen 954 aplikime. Top Channel siguron dokumente që edhe më këtë skemë AZHBR së bashku më Njësitë Administrative të Shkodrës abuzuan me fondet publike. Top Channel siguron listën emërore të fituesve ku 846 fermerë nga Malësia e Madhe u shpallën fitues të kësaj skemë, ku për 6,345.1 Ha, ata morën 190.353.000 ALL. Por këto shifra nuk janë reale me sipërfaqen e të mbjellave në Malësi të Madhe, pasi për të njëjtën parcelë kanë përfituar më shumë se dy fermerë. AZHBR dhe Njësitë Administrative rriten numrin e fermerëve dhe të tokës, me anë të falsifikimit të...