Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
‘Foltorja’ para Kryeministrisë! Berisha: Ne dalim nga ky shesh vetëm kur të shpëtojmë shqiptarët
Sali Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalën e tij para protestuesve të mbledhur tek Kryeministria. Berisha nga 'Foltorja' akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe për ekonominë e vendit, duke rreshtuar problematikat në shëndetësi, papunësinë, zhvlerësimin e euros, emigrimin dhe krimin. Kreu i PD u zotua se tubimet në shesh do të vazhdojnë derin në largimin e qeverisë nga pushteti. Sali Berisha: Të dashur miq, këto ditë ka sjellë në parlament buxhetin e shëndetësisë. E rrita, thotë. E vërteta është se krahasuar me vitin 2013, buxheti i shëndetësisë është ulur të paktën me 500 milionë euro. A ka sot hall më të madh për shqiptarin se sa të sëmurët? Erdhi koha të themi Zoti e shpëtoftë nga spitalet, sepse shkon në spital, duhet...