Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Më shumë se 1 orë tubim/ Përfundon “Foltorja 2”, protestuesit e opozitës largohen nga sheshi pranë kryeministrisë
“Foltorja 2” është mbyllur pas më shumë se 1 orë tubim. Protestuesit e opozitës janë larguar nga sheshi pranë kryeministrisë, pasi kanë dëgjuar fjalimin e fundit të mbajtur nga kreu i PD, Sali Berisha, në foltoren e improvizur. Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, duke folur në ‘Foltoren-Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve’, ka lëshuar akuza të forta ndaj Edi Ramës, lidhur me aferën korruptive të tunelit të Llogarasë. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se, reagimet publike të Kryeministrit ndaj procesit në Gjykatën Kushtetuese dhe ndaj akuzave për vjedhje të fondeve publike përbëjnë, sipas tij, një pranim të përgjegjësisë politike dhe morale. Ai e paraqiti situatën si pjesë të një krize më të gjerë qeverisëse, të cilën e konsideroi si kulmin e...