Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Foltorja”/ Nis tubimi i demokratëve para Kryeministrisë
Opozita është mbledhur sërish, si çdo të hënë para godinës së qeverisë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. Tubimi i demokratëve është konceptuar si një foltore e qytetarëve dhe deputetëve, ku opozita shpreh shqetësimet e saj mbi çështje të ndryshme. Sot nga podiumi i vendosur para Kryeministrisë po flasin qytetarë e deputetë, por fjalimi më i rëndësishëm mbetet ai i kryetarit të PD Sali Berisha. Ky është tubimi i tretë që organizohet nga opozita para godinës së Kryeministrisë, dhe lideri i opozitës Sali Berisha ka paralajmëruar se do të vazhdojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. /vizionplus.tv