Berisha: Nga sheshi i lirisë kemi një mision të madh, të largojmë Ramën

Berisha: Nga sheshi i lirisë kemi një mision të madh, të largojmë Ramën

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, gjatë foltores që po mban në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në fjalën e tij, Berisha ka kërkuar largimin e kryeministrit, duke deklaruar se vendi gjatë viteve të qeverisjes nga Rama, ka shkuar shumë mbrapa dhe është varfëruar. Ai shtoi më tej se largimi i Ramës nga pushteti është e vetmja zgjidhje. “Në këtë shesh që ne e kemi pagëzuar si sheshi i lirisë, është sheshi i misionit të madh të guximtarëve për të përzënë nga pallati i krimit një bandë. Në ekzistencën tonë, ne kemi njohur shumë pushtime, shumë diktatura, por nuk kemi shkuar mbrapa si këto vite. Nuk kemi humbur mbi 45% të materies kombëtare si këto 12 vite....