Berisha: Duke sulmuar Kushtetuesen, Rama po fakton se ai është hajduti kryesor i aferës së tunelit të Llogarasë

Berisha: Duke sulmuar Kushtetuesen, Rama po fakton se ai është hajduti kryesor i aferës së tunelit të Llogarasë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, duke folur në ‘Foltoren-Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve’, ka lëshuar akuza të forta ndaj Edi Ramës, lidhur me aferën  korruptive të tunelit të Llogarasë. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se, reagimet publike të Kryeministrit ndaj procesit në Gjykatën Kushtetuese dhe ndaj akuzave për vjedhje të fondeve publike përbëjnë, sipas tij, një pranim të përgjegjësisë politike dhe morale. Ai e paraqiti situatën si pjesë të një krize më të gjerë qeverisëse, të cilën e konsideroi si kulmin e degradimit institucional dhe ekonomik të vendit gjatë dekadës së fundit. Me tone të ashpra Berisha iu drejtua qytetarëve brenda dhe jashtë vendit duke i ftuar të mos pranojnë ‘vjedhjen sistematike të shtetit’ dhe të angazhohen në atë që...