Aksident tragjik, humb jetën në Zvicër i riu nga Maqedonia e Veriut

Aksident tragjik, humb jetën në Zvicër i riu nga Maqedonia e Veriut

Një 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti të rëndë. Aksidenti ka ndodhur në Schlieren, kantoni i Cyrihut, teksa raportohet se shoferi, po ashtu 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pas përplasjes fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, më pas u vetëdorëzua, shkruan Blick. Sipas raportit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, aksidenti ndodhi të shtunën rreth orës 23:30. Automjeti, një SUV i fuqishëm BMW me mbi 500 kuaj fuqi, po lëvizte nga Engstringerstrasse drejt Grabenstrasse. Ekspertët e policisë, bazuar në gjurmët në vendin e ngjarjes, raportuan se makina po lëvizte me shpejtësi shumë më të madhe se ajo e lejuar, në një zonë ku kufizimi është 30 km/h. Pas një kthese djathtas, vozitësi humbi kontrollin mbi automjetin...