Vodhi shtëpinë e ministres belge/ Jepet pretenca për shqiptarin: Mori 50 euro te ‘derrkuci i kursimeve’, por la gjurmë

Vodhi shtëpinë e ministres belge/ Jepet pretenca për shqiptarin: Mori 50 euro te ‘derrkuci i kursimeve’, por la gjurmë

Një shqiptar rrezikon një vit burg dhe një gjobë prej 1.600 eurosh, sepse në vitin 2023 u fut me forcë në shtëpinë e ministres flamande Zuhal Demir në Genk të Belgjikës. Ai u identifikua falë gjurmëve të ADN-së të gjetura në një ‘derrkuc kursimesh’ Nga Shauni Deferm, HBVL Më 7 janar 2023, ministrja flamande, Zuhal Demir, pati vizitë të padëshiruar në banesën e saj në Genk. Një shqiptar kishte kaluar mbi rrethimin dhe ishte futur brenda përmes një dritareje. “Ai e kontrolloi gjithë shtëpinë dhe vodhi pesëdhjetë euro nga një ‘derrkuc kursimesh’”, tha prokurori të hënën në mëngjes gjatë shqyrtimit të çështjes në gjykatën e Tongerenit. Hetuesit arritën ta lidhin personin në fjalë me ngjarjen përmes gjurmëve të ADN-së. Ai më herët ishte dënuar gjithashtu...