Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren

Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren

Moderatorja Arbana Osmani ka prezantuar projektin e saj më të ri, “Mirëmbrëma Yje Kids”. Sipas saj, ky program nuk do të jetë vetëm një emision argëtues, por një hapësirë e ngrohtë dhe pozitive, ku të vegjlit janë protagonistët kryesorë me ëndrrat, mendimet dhe sinqeritetin e tyre të pastër. Moderatorja ende nuk ka dhënë një datë për nisjen e programit, teksa nuk ka nguruar të shprehë entuziazmin e saj për këtë format, tashmë të ardhur në versionin kids.