Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Ç’po mundohet të thotë?! Britney Spears ngre sërish shqetësime me mesazhe enigmatike në Instagram
Këngëtarja e njohur amerikane, Britney Spears, ka shfaqur sërish shenja të një periudhe të brishtë emocionale përmes postimeve të saj në rrjetet sociale. Historia e saj me babain dhe kujdestaria shumëvjeçare që kontrollonte jetën personale dhe financat e saj ka qenë shpesh temë diskutimi, ndërsa vetë Britney ka pranuar se këto përvoja i kanë shkaktuar dëmtime të thella emocionale. Në muajt e fundit, postimet e saj në Instagram kanë shqetësuar vazhdimisht fansat. Fundjavën e kaluar, artistja publikoi një mesazh të koduar dhe emocional, ku fliste për dhimbjen, “errësirën” dhe reflektimet e saj për jetën. Në një nga videot, Britney shfaqet duke kërcyer me një fustan me print leopard dhe taka të zeza, ndërsa shkruante: “Më pëlqeu si dukesha me atë rrobë banje… duhet t’i gjej...