Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO- Flakët përfshijnë një shtëpi 2-katëshe në Gramsh, shkrumbohet banesa
Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, rreth orës 15:00, në fshatin Kukur të Gramshit. Zjarri, i cili ka nisur ende në rrethana të paqarta, ka përfshirë me shpejtësi të gjithë godinën. Banesa, e cila në katin e parë shfrytëzohej edhe si njësi shërbimi, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Gramshit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në banesat përreth. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet që çuan në përfshirjen e objektit nga zjarri.