Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Zelesnsky dhe Macron flasin për përfundimin e lu*tës në Ukrainë
Bota E Hënë, 1 Dhjetor 2025 17:08 Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se ai dhe homologu francez Emmanuel Macron diskutuan për përfundimin e luftës në Ukrainë gjatë bisedimeve të sotme në Paris. Sipas mediave të huaja, ukrainasi tha në mediat sociale se bisedimet zgjatën “disa orë” dhe se të dy udhëheqësit “arritën të vlerësonin shumë detaje”. “Vëmendja më e madhe iu kushtua diskutimeve rreth përfundimit të luftës dhe garancive të sigurisë”, tha Zelensky. “Paqja duhet të bëhet vërtet e besueshme. Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi ai më tej. Zelenskyy dhe Macron do të japin deklarata më pas jashtë Pallatit Elysee në Paris.