Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Alarm për përmbytje në Lezhë/ Çahet argjinatura e lagunës së Vainit
Zona e Lezhës po përballet sërish me rrezik përmbytjesh, pasi në argjinaturën e lagunës së Vainit është konstatuar një çarje e re. Ky dëmtim ndodhet vetëm pak metra mbi prishjen e mëparshme që ka pësuar argjinatura e laguës, duke rritur mundësinë që uji të depërtojë drejt tokave bujqësore dhe banesave të zonës. Ekipet e emergjencës janë në terren, ku po monitorojnë nga afër gjendjen. Aktualisht po punohet për të marrë masat e menjëhershme për stabilizimin dhe forcimin e argjinaturës.