PD para Kryeministrisë/ Publikohen masat e sigurisë nga policia, ja akset që do të bllokohen

PD para Kryeministrisë/ Publikohen masat e sigurisë nga policia, ja akset që do të bllokohen

Janë zbuluar masat e sigurisë për foltoren e tretë të organizuar nga Partia Demokratike, e cila pritet të zhvillohet sot në orën 18:00 përpara godinës së Kryeministrisë. Ndërhyrjet kanë nisur që në orët e para të ditës, me kufizime të dukshme në qarkullim dhe kontrolle të shtuara në zonën përreth. Raportohet se bllokimi i qarkullimit në bulevard ka nisur tashmë, dhe nga ora 15:00 deri në përfundimin e tubimit do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin që nis nga Ministria e Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza”. Po ashtu, të gjitha rrugët që lidhen me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nënë Tereza” do të jenë të bllokuara, duke ndikur në qarkullimin e automjeteve. Në dy foltoret e mëparshme janë angazhuar rreth 500 efektivë...