Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përfshihet nga flakët një banesë në një fshat të Gramshit, zjarrfikëset nisen drejt vendngjarjes, terren i vështirë
Përfshihet nga flakët një shtëpi në fshatin Kukur të Gramshit. Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se sipas informacioneve të para nuk raportohet për të lënduar. Zjarri ka përfshirë katin e dytë të shtëpisë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Mjetet zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes. Kukuri është rreth 2 ore larg nga Gramshi, në një zonë malore. Top Channel