Plagosje në Has! Autori i shkon me thikë në dyqan, tenton të vrasë 60-vjeçarin

Plagosje në Has! Autori i shkon me thikë në dyqan, tenton të vrasë 60-vjeçarin

PAMJE NGA ARRESTIMI HAS- Qazim Cahani, 62 vjeç është arrestuar në në Has, pasi ka plagosur me thikë një 60-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Cahani dyshohet se ka patur një konflikt për motive të dobëta me të plagosurin, sherr i cili ka ndodhur para dyqanit të 60-vjeçarit. Në debat e sipër 62-vjeçari ka tentuar të vrasë me thikë 60-vjeçarin. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa autori pritet të japë dëshminë për të zbardhur detaje nga ngjarja. Njoftimi i policisë: Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i ngjarjes. Sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet...