Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Kërkoi që SPAK të hetojë faljen e gjobave, GJKKO rrëzon kërkesën e demokratit, Kalaja: Do bëj rekurs
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e kandidatit demokrat, Aulon Kalaja, për fillimin hetimeve nga SPAL për faljen e gjobave nga qeveria para zgjedhjeve elektorale të 11 majit. Gjyqtarja Nertina Kosova ka argumentuar se falja e gjobave nuk mund të jetë objekt hetimi penal pasi nuk përbën shkelje penale. Megjithatë, Kalaja ka deklaruar se do vazhdojë procesin dhe do t'i drejtohet me rekurs Gjykatës e Lartë. Deputeti i cili ishte pjesë e listës së hapur të qarkut të Durrësit, bëri kallëzim në SPAK në 27 maj të këtij viti, ku sipas tij vendimi i qeverisë ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në zgjedhje. Qeveria shqiptare miratoi dy ditë përpara zgjedhjeve një vendim që fal një sërë gjobash dhe masash administrative të vendosura ndër vite...