Benet Beci prezanton planin që ndryshon lëvizjen në Shkodër: Qendra më e qetë, trafik më i kontrolluar

Benet Beci prezanton planin që ndryshon lëvizjen në Shkodër: Qendra më e qetë, trafik më i kontrolluar

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar finalizimin e Planit të Lëvizshmërisë së Qëndrueshme Urbane, një projekt që pritet të transformojë mënyrën e qarkullimit në qytet. Beci theksoi se ky plan i ri i jep fund lëvizjes kaotike dhe trafikut të pakontrolluar, duke e çuar Shkodrën drejt një modeli më të sigurt dhe më të organizuar. Sipas tij, qendra e qytetit do të bëhet më e qetë dhe më e aksesueshme për këmbësorët, korsitë e biçikletave do të jenë më të sigurta, ndërsa lagjet dhe shkollat do të përfitojnë masa shtesë për mbrojtjen e komunitetit. Postimi