Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sekuestrohet një makinë tjetër në Durrës

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sekuestrohet një makinë tjetër në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi atentatin e mbrëmjes së dielës në Elbasan, ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni 43-vjeçar Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka.  Burime policore konfirmojnë se, përveç “Audi”-t të djegur të gjetur në Mirakë, policia ka identifikuar edhe një tjetër automjet të dyshuar si të përfshirë në ngjarje. Ky automjet është lokalizuar në qytetin e Durrësit dhe është sekuestruar për ekspertizë të thelluar, pasi dyshohet se mund të jetë përdorur në fazat përgatitore ose pas ekzekutimit.  Të paktën 15 persona janë shoqëruar deri tani dhe po merren në pyetje për të hedhur dritë mbi rrethanat e vrasjes. Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, po punon për mbledhjen e çdo prove, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike të zonës, që mund të ndihmojnë në identifikimin...