“Ankimimin e firmosa unë”, Rama: Gjykata nuk mund të pezullojë zv.kryeministren. Cenohet balanca e pushteteve

“Ankimimin e firmosa unë”, Rama: Gjykata nuk mund të pezullojë zv.kryeministren. Cenohet balanca e pushteteve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për pezullimin e numrit dy të qeverisë Belinda Ballukut me vendim të Gjykatës së Posaçme. Me anë të një videomesazhi për ndjekësit në Facebook, kreu i qeverisë sqaroi se ankimimi në Kushtetuese është dërguar me firmën e tij. Dhe një herë riktheksoi se gjykata nuk mund të pezullojë nga detyra një anëtar të kabinetit qeveritar pasi këto vendime destabilizojnë balancën e pushteteve, opinion ky sipas Ramës i dhënë dhe nga komisioni i Venecias. Për Ramën, këto lëvizje të GJKKO vënë nën presion qeverisë për të sjellë deri në shkarkimin e Ballukut, prandaj dhe hapi i radhës mbetet fjala e Kushtetueses. Rama: Presion gjykatës. Kryeministri nuk duhet të flasë për një proces gjyqësor. Mesa duket me një pjesë nuk jemi...