“Zbriti nga makina me kapuç në kokë dhe qëlloi menjëherë biznesmenin”/ Detaje nga atentati në Elbasan, viktima nën hetim pasuror, zbulohet itinerari i 43-vjeçarit

“Zbriti nga makina me kapuç në kokë dhe qëlloi menjëherë biznesmenin”/ Detaje nga atentati në Elbasan, viktima nën hetim pasuror, zbulohet itinerari i 43-vjeçarit

Gjatë intervistës për “Shqipëria Live” në Top Channel, gazetarja Anila Hoxha zbuloi detaje nga atentati ndaj biznesmenit Edomond Hyka, alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Ajo tha se biznesmeni ishte i kartelizuar për shpërndarje droge, dhe ishte referuar për hetim pasuror nëse i justifikonte apo jo pasuritë. Ndër të tjera gazetarja zbuloi itinerarin e viktimës gjatë orëve të fundit të jetës. “Fillimisht karburantin e kishte shitur dhe më pas e kishte riblerë nga i njëjti person, zi zotëron një rrjet taksish në këtë qytet, një aktivitet që po verifikohet në kuadër të disa pistave të ngritura nga grupet e hetimit. Ajo që është e faktuar është se ky shtetas ka qenë i arrestuar për çështje të shpërndarjes së drogës, ndaj është kategorizuar si...